Aivo Orav do të jetë përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë.
Kështu bëhet e ditur në një postim në platformën X të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Zyrtare!… Diplomati estonez Aivo Orav do të jetë Përfaqësuesi i ri Special i BE-së në Kosovë duke filluar nga 1 shtatori 2024”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ai do të udhëheqë përpjekjet për të promovuar një Kosovë të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike dhe do të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës.
Për emërimin e tij ka njoftuar edhe Këshilli i Bashkimit Evropian.
Në njoftim bëhet e ditur se Orav ka përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Orav aktualisht është Përfaqësuesi i Përhershëm i Estonisë në BE dhe më parë ka shërbyer si Shef i Delegacioneve të BE-së në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet tutje. /Telegrafi/
It’s official!
Estonian diplomat @AivoOrav will be the new EU Special Representative in #Kosovo starting from 1 Sept 2024.
He will lead efforts to promote a stable, peaceful, democratic & multi-ethnic Kosovo, and support Kosovo’s European perspective.https://t.co/niph3jnp5X
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) July 26, 2024