Site icon Telegrafi

Aida Doçi dhe bashkëshorti i saj festojnë përvjetorin e parë të martesës

Martesa dhe jeta private e këngëtares së njohur shqiptare, Aida Doçi, mbesin në fokus të mediave rozë.

Ndërsa, sot (3 tetor) Aida dhe bashkëshorti i saj, Naser Qeli po festojnë një datë të rëndësishme, kjo sepse ata kanë përvjetorin e martesë.

Çifti i njohur një vit më parë kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë me martesë.

Foto: Aida Doçi/InstaStory

Përmes një postimi në InstaStory, Aida ka bërë një dedikimi të ëmbël për bashkëshortin e saj.

“Urime një vjetori i martesës dashuri, qofshim përjetë së bashku”, ka shkruar 26-vjeçarja sipër një imazhi ku shihet në përqafim të Naserit.

Kujtojmë që përderisa kjo është martesa e parë e këngëtares, Naseri është baba i dy fëmijëve nga martesa e mëparshme.

Lexo po ashtu Aida Doçi: Pa partnerin tim nuk do e kisha karrierën, është më i vlefshëm se sa karriera

Ndryshe, Aida së fundi në një intervistë deklaroi se për të bashkëshorti është më i vlefshëm se karriera e saj muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version