Site icon Telegrafi

Ai që është joshës, është edhe i besueshëm

Fëmijët bëjnë paralele midis atraktivitetit dhe besueshmërisë dhe personat fizikisht joshës u duken më të mençur dhe më të shoqërueshëm

Nëse ndonjë fëmijë vlerëson që keni dukje të këndshme, është krejtësisht e sigurt që do të keni besimin e tij. Kështu ka treguar një studim kinez, në të cilin vogëlushëve u janë prezantuar 200 persona të rritur.

Hulumtuesit kanë konstatuar që fëmijët bëjnë paralele midis atraktivitetit dhe besueshmërisë, por edhe fizikisht më joshës u duken personat më të mençur dhe më të shoqërueshëm, transmeton Telegrafi.

– Mbase ju duket që vogëlushët nuk ju analizojnë, mirëpo ata në të vërtetë vërejnë çdo detaj në fytyrën dhe trupin tuaj, – thotë dr. Fengling Ma, nga Universiteti Zhejiang Sci-Tech.

– Në bazë të asaj se si u pëlqeni fizikisht, mund të llogarisni edhe në simpatitë e tyre, përkatësisht se a do t’ju pranojnë apo jo.

Fëmijët dinë të jenë shumë të ashpër vlerësim, mirëpo me buzëqeshje të sinqertë gjithmonë mundeni t’i çarmatosni. /Telegrafi/

Exit mobile version