Site icon Telegrafi

“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez

Stafi i Barcelonës raportohet se ka paralajmëruar presidentin Joan Laporta që të mos e transferojë sulmuesin e Milanit, Rafael Leao. 

Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Sport, Laporta është i etur që ta transferojë Leaon gjatë verës. 

Sidoqoftë, departamenti i skautimit të klubit ka krijuar një raport aty ku kanë bërë me dije se reprezentuesi portugez nuk vrapon mjaftueshëm dhe nuk kontribuon në fazën e mbrojtjes dhe nuk është i mirë ndaj ekipeve që luajnë ngjeshur në mbrojtje. 

Lexo po ashtu Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës

Për këtë arsye janë krijuar dyshime në mesin e tyre nëse Leao do të përshtatej mirë me fanellën e blaugranasve. 

Raporti tutje shton se Leao me gjasë do të kushtojë 90 milionë euro, një kosto e papërballueshme për klubin. 

Kjo në një kohë kur Barcelona tashmë po vuan për të siguruar regjistrimin e dyshes Dani Olmo dhe Pau Victor për pjesën e dytë të sezonit për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare. 

25-vjeçari, kontrata e të cilit me Milanin skadon në vitin 2028 pasi nënshkroi një kontratë pesë vjeçare në 2023, ka shënuar 64 gola dhe ka dhuruar 56 asistime në 233 ndeshje për gjigantin italian./Telegrafi/

Exit mobile version