Site icon Telegrafi

“Ai ka nënshkruar për Arsenalin” – promotori i boksit ngacmon Ronaldon në eventin “Day of Reckoning”

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, që është pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, po shijon natën e madhe të boksit që zhvillohet në këtë vend.

Ai gjendet në eventin “Day of Reckoning”, ku do të boksojnë emra të mëdhenj të boksit si  Anthony Joshua me Otto Wallin dhe Deontay Wilder kundër Joseph Parker.

Anglezi Frank Warren që është menaxher dhe promotor boksit, ishte ulur afër Ronaldos në njërin nga meçet.

Kur kamera iu afrua ai tha: “Ai ka nënshkruar për Arsenalin”.

Kjo gjë e bëri të qeshte Ronaldon, duke e mohuar këtë gjë me një lëvizje koke.

Gjatë mbrëmjes ylli i Al Nassr u pa të qëndronte afër legjendës së MMA, Conor McGregor, i cili në një moment krahasoi orët e dorës me portugezin. /Telegrafi/

Exit mobile version