Portieri holandez Jasper Cillessen është një nga temat kryesore të mediave holandeze këto ditë.
Ish-lojtari i kombëtares holandeze është paditur nga ish-bashkëshortja e tij për “braktisje të familjes”.
Avokatja Teresa Bueyes shpjegoi se si Cillessen e braktisi fëmijën e tij në spital sepse nuk donte të paguante faturën prej 1200 eurove, që ishte kostoja e shtrimit në spital.
Në fund paratë i ka paguar gjyshja 90-vjeçare e vajzës. Jasper Cillessen ishte i martuar me gazetaren Marija Moran, me të cilën ka një vajzë.
Më pas ai nuk ka dashur të shlyejë detyrimet financiare, ndonëse të ardhurat e tij në karrierë llogariten rreth 40 milionë euro.
Cillessen dhe ish-bashkëshortja Moran përfunduan në gjykatë dhe nuk kanë marrëdhënie të mira.
Cillessen, goleiro do NEC Nijmegen, é acusado pela ex-esposa por abandono familiar.
Com uma fortuna de 40 milhões de euros, o arqueiro teria abandonado a filha no hospital porque ele não quis pagar os 1.200 euros que custou a internação, de acordo com a advogada da ex-esposa. pic.twitter.com/BXA8Sn9kdg
— Goleada Info (@goleada_info) February 7, 2023
Ndërsa Moran ishte shtatzënë, Cillessen pranoi në rrjetet sociale se ishte në një lidhje me një grua tjetër.
Cillessen ka mbrojtur 63 herë për Holandën dhe gjatë karrierës së tij ka qenë anëtar i NEC, Ajax, Barcelona dhe Valencia. /Telegrafi/