Ravel Morrison në rininë e tij njihej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit anglez. Sulmuesi e filloi karrierën e tij profesionale në Manchester United dhe talenti i tij u vu re nga Sir Alex Ferguson.
Ishte planifikuar që Morrison një ditë të ishte një lojtar kryesor për Man United, por kjo nuk ndodhi për shkak të karakterit të tij.
Tani Morrison ka përfunduar në Precision FC, e cila garon në ligën e tretë të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ravel Morrison has a new club 🤝
He’s signed for United Arab Emirates third-tier team Precision FC. pic.twitter.com/PEz51KlZls
— Match of the Day (@BBCMOTD) September 30, 2024
Ferguson pretendoi se Morrison ishte talenti më i madh që kishte parë te juniorët, dhe Rio Ferdinand e përshkroi talentin e mesfushorit sulmues katër vjet më parë.
“Gjithmonë kam thënë se nuk kam parë kurrë një fëmijë 14 apo 15 vjeç aq të talentuar sa ishte. Ai ishte ndryshe, i veçantë. Edhe sot, kur është rritur, shikoni pamjet dhe shikoni se çfarë është ai”.
“Ai po më dërgon disa video stërvitore, ku i mundonte shumë mbrojtësit… Dhe ai bën gjithçka që të duket e lehtë”, kishte deklaruar Ferdinand.
Sidoqoftë, karriera e Morrison u shënua nga dështime. Ai u përpoq në West Ham, Birmingham City, QPR, Cardiff City, Lazio, Atlas, Östersund, Sheffield United, Middlesbrough, ADO Den Haag, Derby dhe DC United, por nuk arriti të bëhej dominues në asnjë klub.
Nga viti 2020, ai luan për Xhamajkën, për të cilën ka dy gola në 18 paraqitje. /Telegrafi/