Futbollisti francez Paul Pogba është rikthyer në stërvitjet me Juventusin dhe së shpejti ata mund ta shohin sërish në fushë, sipas mediave në Itali.
Në prag të Kupës së Botës në Katar, Pogba iu nënshtrua një operacioni në meniskun e gjurit të djathtë, për këtë arsye nuk ishte pjesë e përzgjedhjes franceze që luajti në turneun e më të mirëve, ku në fund fituan vendin e dytë pas humbjes nga Argjentina në finale.
Mesfushor i njohur ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për ‘Zonjën e Vjetër’, pasi iu bashkua klubit si lojtar i lirë këtë verë dhe tani mediat në Itali shkruajnë se ai mund të dalë në fushë në fund të janarit.
Una bella giornata di allenamento ☀️⚽️ pic.twitter.com/JHb8slFSmq
— JuventusFC (@juventusfc) January 10, 2023
Pogba u largua nga Manchester United verën e kaluar pas skadimit të kontratës së tij dhe u kthye në Juventus, me të cilin nënshkroi një kontratë katërvjeçare.
Edhe pse ai ende nuk ka paraqitje për Juventusin, bashkëlojtarët e tij aktualisht po luajnë në formë të shkëlqyer dhe kanë fituar tetë fitore radhazi pa pësuar gol, që është një seri që i ka sjellë sërish në luftën për titullin kampion.
Il percorso verso Napoli è iniziato 🔜 prepariamoci insieme 💪
Guarda il video completo 🎥⤵️
— JuventusFC (@juventusfc) January 10, 2023
Ata do të kenë mundësinë të tregojnë se Juventusi është sërish i vjetri në kur do të luajë jashtë ndaj Napolit. /Telegrafi/