Imri Ahmeti nga LDK i cili ka udhëhequr deri më tani më komunën e Lipjanit dhe po kërkon edhe një mandat tjetër, ka theksuar se qytetarët e Lipjanit nuk linçohen e as blihen.
“Kjo garë nuk është garë për shpifje, trillime dhe linçime. Linçimi që po u bëhet lipjanasve që kushdo që mendon ndryshe nga ti do të jetë tradhtar, i shitur… është e tmerrshme mënyra e të menduarit se çfarë presoni ju bëhet qytetarëve të Lipjanit “mos shkoni me Imrin se jeni tradhtar”, ka thënë Ahmeti në debatin e organizuar në RTV Dukagjini.
Ai ka shtuar se qytetarët e Lipjanit janë të lirë për të menduar se kënd duan ta mbështesin dhe nuk mund të blihen me para. /Telegrafi/