Site icon Telegrafi

Ahmetaj në kërkim, avokati zbulon vendodhjen e ish-zëvendëskryeministrit

Avokati i ish-ministrit të Financave dhe ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, Henrik Ligori, ka zbuluar se klienti i tij ndodhet në Angli pranë familjarëve.

Reagimi i avokatit ka ardhur pasi Kuvendi i dha autorizim Prokurorisë së Posaçme SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

Avokati shtoi se Ahmetaj do të rikthehet në Shqipëri, atëherë kur do të fitojë lirinë.

“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjarëve të tij në Angli, pranë vajzës së tij. Do të vijë kur të ketë liri”, tha avokati i Ahmetaj në një prononcim të shkurtër për media në dalje të Gjykatës së Posaçme GJKKO.

Lexo po ashtu Kuvendi i Shqipërisë i hap rrugën arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj

Kujtojmë se Kuvendi miratoi mëngjesin e kësaj të premteje me 117 vota pro kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Nga të gjithë deputetët e pranishëm në seancë vetëm tre prej tyre zgjodhën të abstenonin në lidhje me kërkesën e organit të akuzës.

Bëhet me dije se deputetët që kanë abstenuar janë aleatët e opozitës, si Agron Duka, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu.

Në një reagim publik në Facebook, Ahmetaj e ka cilësuar procesin të montuar dhe si një hakmarrje ndaj tij dhe shtoi se në ditët në vijim do të nxjerrë dhe provat për të vërtetën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version