Ish-Missi shqiptar, Agnesa Vuthaj, ka realizuar së fundmi një set të veçantë fotografik.
Ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografitë e reja, ku është shfaqur mistike, duke pozuar në stilin utopik.
E veshur me një fustan të zi dhe të gjatë dhe një kurorë në kokë, Vuthaj është dukur si një mbretëreshë e vërtetë në këto imazhe.
E kur jemi te titulli i mbretëreshës, duket se askujt më bukur nuk i rri për shtat ky krahasim, pasi ajo shquhet si një “mbretëreshë” e bukurisë.
Ndër vite, Agnesa shquhet si një prej ikonave të bukurisë kosovare, dhe vazhdon të mbetet e freskët dhe unike në stilin e saj.
Këto fotografi janë pëlqyer e komentuar shumë nga ndjekësit e saj, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë paraqitje të veçantë. /Telegrafi/