Site icon Telegrafi

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë gazetarja ukrainase Olga Priadko, e cila ishte strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë-Kosova”.

AGK ka bërë të ditur se Priadko ishte 51 vjeçare dhe tash e dy vite ishte duke jetuar në Prishtinë së bashku me djalin e saj, Yaroslavin.

“Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton vdekjen e gazetares ukrainase, Olga Priadko, në moshën 51 vjeçare. Ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin”, thuhet në njoftim.

AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) kanë shprehur ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko.

“Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të”, thuhet në njoftimin e AGK-së./ Telegrafi/

Exit mobile version