Agjenti i Nicolas Pepes ka treguar arsyen se pse futbollisti zgjodhi të kalojë në radhët e klubit të Arsenalit.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë u largua nga Lille javën e kaluar për te Gunners, ku këta të fundit paguan në shumë rekord prej 80 milionë eurove.
“Kishte oferta nga pesë klubet më të mira evropiane. Por klubet që kërkuan Nicolas tashmë kishin një trio sulmuese dhe aspekti ynë kryesor ishte të mendonim para së gjithash për interesin e lojtarit”, tha Samir Khiat për L’Equipe.
Nicolas Pepe becomes the most expensive African player of all time 💰🌍 pic.twitter.com/urIlzppDyu
— B/R Football (@brfootball) August 1, 2019
“Ai mund të ketë pasur një sezon të jashtëzakonshëm, por qëllimi ynë ishte që Nicolas të ishte dikush i rëndësishëm në klubin e tij të ri. E ardhmja do të na tregojë nëse do të kishim të drejtë”, pohoi ai.
Khiat më tutje nuk pranoi më tutje të zbulojë se cilat ishin ekipet që kanë kërkuar shërbimet e klientit të tij.
Ndryshe, Pepe bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori që e ka transferuar skuadra londineze. /Telegrafi/