Pak ditë më parë, babai i Andi Zeqirit dhe FFK-ja kanë konfirmuar se lojtari ka zgjedhur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i federatës së Zvicrës që kanë mohuar se sulmuesi kosovar do të luajë për ‘Dardanët’.
Sipas tyre, Zeiqiri u ka konfirmuar atyre përkushtimin që të luajë për helvetikët edhe një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe agjenti i tij.
“Andi na ka konfirmuar sot (se do qëndrojë te Zvicra)” ka thënë menaxheri i ekipit kombëtar të Zvicrës, Pierluigi Tami.
“Ai ka luajtur gjithmonë me pasion për Zvicrën. Ka pasur disa deklarata të ndryshme rreth të ardhmes së tij, mirëpo ne e mbështesim atë”, ka shtuar më tej ai.
Ai ka shënuar tri herë në ndeshje të luajtur për U21 dhe tani duket se do të luajë për skuadrën e parë të Zvicrës që udhëhiqet nga Vladimir Petkovic.
Në anën tjetër, kompania The Gold Kick SA ka konfirmuar se Andi Zeqiri ka dërguar një letër te federata e Zvicrës se ai dëshiron të vazhdojë të luajë për ekipin kombëtar. /Telegrafi/