Agjenti i mbrojtësit të Sampdorias, Joachim Andersen ka thënë se danezi kërkohet nga gjashtë klubet më të mëdha në Itali dhe Angli.
Përveçse është babai i lojtarit, Jacob Andersen, vepron gjithashtu si përfaqësuesi i reprezentuesit të Danimarkës.
Gjatë ditës së shtunë ai ka folur për të ardhmen e birit të tij, pasi Andersen është lidhur me shumë klube pas paraqitjeve të mira me Sampdorian.
Ai ka thënë se mbrojtësi i Sampdorias kërkohet nga klubet më të mëdha italiane dhe ato angleze.
“Unë kam qenë në shumë takime, pasi Joachim kërkohet nga gjashtë klubet më të mëdha në Itali dhe Angli”, ka thënë fillimisht Jacob për Ekstra Bladet.
“Nuk po mendoj as unë dhe as Joachim për një lëvizje në afatin kalimtar të janarit”.
“Ai është mirë, ku ai është tani, edhe pse natyrisht nëse një klub i madh do të kërkonte një takim, ne nuk do ta refuzonin atë”, përfundoi agjenti.
Ndryshe, çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/