Agjenti i Hector Bellerin zbulon se ka pasur interes nga një klub italian dhe do të shohin në fund të sezonit se çfarë do të ndodh me mbrojtësin e djathtë të Arsenalit.
Pasi bisedoi për një rikthim të mundshëm në Milan për Gerard Deulofeu, agjenti Alberto Botines ndërroi vëmendjen e tij te Bellerin, i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim i rëndë në gju.
“Për momentin, ai është i përqendruar në angazhimet e ekipit”, ka thënë fillimisht agjenti për Sky Sport Italia.
“Ai vjen nga një dëmtim i keq dhe po kthehet në nivelin e tij të zakonshëm”.
“I pëlqen Italia, tashmë ka pasur interes nga një klub italian, por nuk mund ta zbuloj”.
“Ai ka një kontratë të gjatë dhe nuk do të jetë e lehtë ta largosh atë nga Arsenali, ai është zëvendës-kapiten i tyre”, përfundoi Botines.
Juventusi dhe Napoli janë dy klubet që kanë qenë më parë të lidhur me 24-vjeçarin spanjoll. /Telegrafi/