Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur në përurimin e shtatores së Fadil Vokrrit.
Ai ka thënë se Vokrri ka qenë shumë dimensional, ndërsa arritja dhe kulmi i tij është pranimi në UEFA dhe FIFA.
“Ka pasur shoqëri dhe ka pasur ndikim për shumë gjëra që ka bërë jashtë futbollit për shtetin dhe gjithë ne që jemi sot këtu”.
“Kulmi i tij dhe synimi i tij që ka qenë arritja që Federatën e Futbollit ta qoj në UEFA e në FIFA, ai e arriti me shumë mund, por gjithçka ka shkuar në bazë të emrit të tij dhe fuqisë së tij dhe ka qenë shumë më e lehtë edhe për ne”.
“Kur them që Fadili ka qenë shumë-dimensional dhe ka pasur shumë shokë, këtë e tregojnë edhe shumë njerëz të tij të cilët këtu janë me ne”, ka thënë Ademi. /Telegrafi/