Njerëzit janë zgjuar duke parë se kishte rënë borë në qytetin më të madh të Afrikës së Jugut, Johannesburg, për herë të parë në më shumë se një dekadë.
Megjithatë, “asnjë ndërprerje e madhe nuk është shkaktuar nga reshjet e borës në këtë fazë”, i tha BBC-së një zëdhënës i Shërbimit të Motit të Afrikës së Jugut (Saws), përcjell Telegrafi.
Kushtet e motit të ftohtë pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës.
It's snowing in Johannesburg, South Africa 🌨️🇿🇦
🎥 @CityofJoburgZA pic.twitter.com/SA40ux5FM2
— Africa Facts Zone (@AfricaFactsZone) July 10, 2023
Sidoqoftë, shumë njerëz në Johanesburg të hënën dukeshin të magjepsur nga pamja e rrallë e borës në qytetin e tyre.
A Picture that Speaks a Thousand words
CAN WE SHOW SOME LOVE ❤️ TO OUR SOUTH AFRICA HUSTLERS#snow Johannesburg Roodepoort Vaal Centurion pic.twitter.com/KXA58N4UCI— IG:Joy-Zelda (@joy_zelda) July 10, 2023
“Disa nga nxënësit dhe unë dolëm për të parë… disa prej tyre kishin parë borë më parë, ndërsa të tjerët mendonin se po binte shi”, ka thënë mësuesja e shkollës fillore Agnes Mideva.
JHB – Ellis Park earlier today #Snow #ColdFront #Johannesburg pic.twitter.com/c3nLRVzv1X
— TrafficSA (@TrafficSA) July 10, 2023
E punonjësja shtëpiake Nobukhosi Stompie i tha BBC-së se ajo udhëtoi nëpër dëborë rrugës për në punë dhe nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.
Ok. I surrender. It is #Snow, not sleet. 😣 Son's garden in Houghton Estate, Johannesburg. pic.twitter.com/cBYhveR0kF
— Richard Muller (@Dick_Muller) July 10, 2023
Ndërsa dimri fillon në kombin e hemisferës jugore, meteorologët po ndjekin me vëmendje zhvillimet.
Bora është raportuar në një numër provincash duke përfshirë Kepin Lindor, Mpumalanga dhe rajonin Gauteng, i cili përfshin Johannesburg dhe Soweto. /Telegrafi/