• Pasuria i ngjan ujit të detit: sa më tepër të pish, aq më shumë të merr etja.
• Paratë dhe koha janë barrët më të rënda në jetë. Më fatkeqët janë ata që i kanë ato më tepër nga ç’mund t’i përdorin.
• Në pasuri zemra ngurtësohet më shpejt se veza në ujë të valuar.
• Kopraci nuk e zotëron kamjen e tij, e zotëron ajo atë.
• Ç’fitohet shpejt, edhe ikën shpejt.
• Emri i mirë vlen më shumë se thesaret.
• Ç’është fituar padenjësisht, padenjësisht edhe do të harxhohet.
• Më i pasur se të gjithë është ai njeri gëzimet e të cilit kërkojnë më pak para.
• Zemra është pasuri që as shitet, as blihet, por vetëm flijohet.
• Pasuria dhe nderet nuk e shërojnë dot kurrë ndërgjegjen e plagosur.
• Fajdexhiu e ha bukën me djersën e fytyrës së tjetrit.
• Paratë janë shërbëtor i mirë, por padron i keq.
• Nën grumbullin e parave mund të jetë varrosur një shpirt njeriu.
• Sa i varfër është ai që nuk ka gjë tjetër përveç parave!
• Paratë bëjnë çdo gjë, me përjashtim të njerëzve.
• T’i ruash paratë kërkon më tepër mund se t’i fitosh.
• Borxhi i vogël lind borxhlinë, borxhi i madh armikun.
• Paratë që ke janë armë e lirisë, ato që kërkon të fitosh – armë e skllavërisë.
• Për të fituar ato që ka nevojë shpirti, nuk duhen para.
• Sikundër me gur provohet ari, me ar provohet njeriu.
• Kush i trembet varfërisë nuk është i denjë për kamje.
• Të varfrit i pjell belaja kudo.
• Të varfrit i mungojnë shumë gjëra e lakmitarit të gjithat.
• Mjerimi më i rëndë është varfëria në mes të kamjes.
• Arna në petka nuk e ka ulur kurrë njeriun në sytë e mi.
• Varfëria është njerkë për gjeniun. /EO/