Treshja japoneze e adhuruesve të robotëve nga Universiteti në Osaka bartin emrat Hisashi Ishihara, Yuichiro Yoshikawa e Minoru Asada, e punë e duarve dhe trurit të tyre është koka robotike Affetto, e cila pjesë e projektit JST ERATO Asada.
Bëhet fjalë për një degë të shkencës e cila merret me hulumtimin e zhvillimit të inteligjencës njerëzore me shfrytëzimin e robotëve, e Affeto është modeluar fizikisht dhe logjikisht sipas mostrës së një fëmije në mes të moshës një e dyvjeçare dhe do të duhej të ndihmojë në kuptimin e fazës së hershme të zhvillimit shoqëror të personit.
Ani pse edhe më herët është punuar në hulumtimin e ndërveprimit në mes të fëmijëve-robotë, mungesa e pamjes reale të robotit e cila do të duhet të paraqiste fëmijën dhe mungesa e mimikës së fytyrës kanë qenë pengesat më të mëdha për këto lloj hulumtimesh. Affetto e zgjidh këtë problem me mimikën jashtëzakonisht të detajuar të fytyrës. Për më shumë, shihni edhe vet në video materialet e mëposhtme. /Telegrafi/