Telegrafi

Afër 2 mijë të vdekur, që nga rastet e para me COVID-19 në Kosovë

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë me COVID-19 kanë humbur jetën 1 mijë e 967 pacientë, kurse 80, 834 janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 96,896 raste nga 46,653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 80 mijë e 834 janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 14,095.

Në raportin e IKSHPK të premten u raportua se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80,834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14,095, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së. /Telegrafi/