Një aeroplan i linjës ajrore, Azerbaijan Airlines është rrëzuar në shtetin kazak, ku mbeten të vdekur 38 persona ndërsa shpëtuan 27 të tjerë.
Kjo video tregon se çfarë ndodhi pak minuta para rrëzimit të aeroplanit në Kazakistan.
Aeroplani në mënyrë të përsëritur u ngjit e zbriste përpara se të rrëzohej.
This video shows what happened in the minutes before the plane crash in Kazakhstan. The plane repeatedly went up and down before crashing. pic.twitter.com/dQ0H1c9R0R
— BNO News Live (@BNODesk) December 25, 2024
Menjëherë pas aksidentit, televizioni shtetëror rus, duke cituar agjencinë shtetërore të mbikëqyrjes së aviacionit, njoftoi se shkaku më i mundshëm ishte ndikimi i një tufe zogjsh.
Por, kjo lloj përplasjeje zakonisht rezulton në devijimin e aeroplanit në aeroportin më të afërt, tha analisti i aviacionit, Richard Abulafia për agjencinë e lajmeve reuters.
Qeveria e Kazakistanit bëri të ditur, se do të bashkëpunonte me Azerbajxhanin në hetimin e rrëzimit të aeroplanit.
Hetimet ndër të tjera kanë të bëjnë me pretendimet për “shkelje të rregullave të sigurisë” në trafikun ajror.
Në mbrëmje, ekipet e shpëtimit zbuluan regjistruesin e fluturimit të makinës, e njohur edhe si kutia e zezë. /Telegrafi/