Site icon Telegrafi

Aeroplani elektrik i Rolls-Royce arrin shpejtësinë rekord prej 623 kilometra në orë

Kompania Rolls-Royce pretendon se aeroplani i saj elektrik ka arritur shpejtësinë rekord. Fjala është për aeroplanin elektrik të quajtur Spirit of Inovation, që gjatë verës arriti shpejtësinë prej 623 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Në Rolls-Royce konsiderojnë se kanë vënë tre rekorde të reja botërore, përkatësisht rekordin për aeroplanin më të shpejtë elektrik, fluturimin më të shpejtë prej 3.000 metrave gjatë një periudhe kohore prej 202 sekonda dhe për shpejtësinë më të madhe prej 15 kilometrave që u realizua gjatë udhëtimit me 292 kilometra në orë.

Kompania i deponoi të dhënat e fluturimeve rekord në Federatën Ndërkombëtare për Aeronautikë (FAI), që është përgjegjëse për certifikimin e rekordeve globale aeronautike.

“Shpresojmë që FAI do të konfirmojë të arriturat në një të ardhme të afërt”, është bërë e ditur nga Rolls-Royce.

Aeroplani sipas pretendimeve ka arritur shpejtësinë më të madhe ndonjëherë të arritur, për të gjitha llojet e fluturakeve elektrike.

Është bërë në kuadër të projektit ACCEL (Acceleratin the Electrification of Flight), që pjesërisht financohet nga Instituti ATI (Aerospace Technology Institute) në bashkëpunim me ministrinë e Biznesit, Energjisë, Industrisë e Inovacionit në Britani të Madhe.

Aeroplani përdor motorin elektrik me fuqi prej 400 kuaj-fuqi, sikurse bateritë që e bëjnë shumë të manovrueshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version