Site icon Telegrafi

Aehra punëson ish-dizanjuesin e Lamborghini për të krijuar sedanin e saj elektrik

Aehra është një startup italian që synon tregun e veturave luksoze, por nuk është firma e parë e këtij lloji, dhe sigurisht jo edhe e fundit që e synon këtë.

Ajo që e ndan këtë kompani nga shumë të tjera, janë njerëzit e përfshirë. Merrni për shembull një nga themeluesit Filippo Perini.

Ai është përgjegjës për pothuajse çdo Lamborghini modern – Aventador, Gallardo, Reventón, Veneno, Huracán, Murcielago, Sesto Elemento, Urus dhe Centenario.

Shefi i inxhinierisë së Aehra është Franco Cimatti, ish-drejtor teknik i seksionit të koncepteve të veturave në Ferrari dhe ish-kryeinxhinier i lartë i Lotus, njofton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Drejtori ekzekutiv i Aehra, Hazim Nada, ka një plan të qartë – të projektojë makina elektrike nga e para, pa asnjë ndikim nga veturat me motor me djegie të brendshme, duke përfituar plotësisht nga përfitimet që sjellin motorët elektrikë.

Ne veçse mund ta shohim atë qëndrim të lidershipit në Aehra SUV, por kompania nuk po ndalet me kaq.

Aehra ka kohë që flet për një veturë të dytë. Sedani pa emër do të bazohet në të njëjtën shasi si SUV-ja, e gjithashtu do të ketë të njëjtën paketë baterie me kapacitet prej 120kWh dhe të njëjtin sistem elektrik.

Kompania së fundmi ka njoftuar se ka siguruar një kontratë me furnizuesin e saj të baterive, diçka që këto ditë cilësohet se është e barabartë me të paktën gjysmën e suksesit të një prodhuesi të veturave. /Telegrafi/

Exit mobile version