Telegrafi

Adrola Dushi shkëlqen me një stil sportiv në setin e fundit fotografik

Bukuroshja, Adrola Dushi, ka mahnitur ndjekësit e saj me një set të ri fotografish që i shpërndau së fundmi në rrjetet sociale, duke veshur një stil sportiv që i shkon shumë.

Modelja e njohur, e cila është shumë e dashur nga publiku, është shfaqur e veshur me një palë pantallona të shkurtr deri te gjuri, ngjyrë të bardhë, të cilat janë perfekte për një pamje sportive.

Adrola ka kombinuar këto pantallona me një bluzë të zezë, gjithashtu shumë të rehatshme, duke i dhënë një pamje të freskët dhe të thjeshtë, por të rafinuar.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Grim i saj natyral ka theksuar më tej bukurinë e saj autentike, pasi Adrola është e njohur për pamjen e saj të natyrshme dhe tiparet e veçanta të fytyrës së saj.

Ky set fotografish ka marrë një reagim të jashtëzakonshëm nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë lavdëruar për stilin e saj tërheqës dhe përkushtimin ndaj një pamjeje të natyrshme dhe të bukur. /Telegrafi/

Foto: Adrola Dushi/Instagram
Foto: Adrola Dushi/Instagram
Foto: Adrola Dushi/Instagram
Foto: Adrola Dushi/Instagram