Site icon Telegrafi

Adrola Dushi “pranë” Capital T derisa reperi performon në festivalin South Outdor Fest – çfarë thotë ai për jetën personale?

Capital T dhe Adrola Dushi me vite janë përfolur se mund të jenë në një lidhje, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar kurrë.

Së fundmi, modelja e njohur shqiptare ka qenë pranë reperit, i cili performoi në festivalin South Outdor Fest.

Derisa, Capital T elektrizoi skenën me këngët e tij, Adrola ishte në mesin e audiencës ku kërcente me hitet  e reperit.

Prania e saj nxit edhe më tutje spekulimet për relacionin e tyre, apo thjesht dyshja janë miq të mirë që mbështesin njëri-tjetrin.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel se me kë do t’i kalonte ai pushimet këtë verë, rep-artisti tha se do t’i kalonte me familjen, miqtë e me njerëzit e zemrës.

Ai u pyet gjithashtu edhe për jetën personale, duke qenë se ekziston vëmendja shumë e madhe rreth kësaj pjese.

“Për çdo pikëpyetje do të përgjigjem në kohën e duhur, njerëzit përreth e dinë, po thjesht, unë nuk kam dashur të prononcohem, shpesh e kom cek, nuk i preferoj pjesët e portaleve e skandaleve. E di që i ndihmojnë shumë artistëve, në mënyrë për me e promovu projektin. Edhe normalisht me kon një çift që është i fuqishëm i ndihmojnë njëri-tjetrit, por unë kam pas dëshirë me u njoft vetëm për muzikë”, deklaroi Capital T. /Telegrafi/

Exit mobile version