Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi mendon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është fituesi më i madh i zgjedhjeve në Kosovës.
Kjo pasi që, sipas tij, përcjell Telegrafi, Lista Serbe e menaxhuar prej tij ka fituar pa balotazh plot 9 komuna dhe në Kllokot udhëheq me 47 për qind.
“Dhe dushi i ftohtë për fund:
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është fituesi më i madh i zgjedhjeve në Kosovë – Lista Srpska e menaxhuar prej tij ka fituar pa balotazh plot 9 komuna dhe në Kllokot udhëheq me rreth 47%.
Fuqi absolute në 10 komuna të Kosovës!
Natën e mirë! ?”, ka shkruar Kelmendi në Facebook. /Telegrafi/