Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi krahas angazhimeve të saj profesionale është mjaft aktive edhe në rrjete sociale.
Përmes postimeve të ndryshme ajo shpreh opinionin e saj lidhur me çështje të ndryshme që kryesisht kanë të bëjnë me problematikat e shoqërisë tonë.
Një postim të tillë Matoshi ka bërë edhe së fundmi përmes InstaStoryt në llogarinë e saj të Instagramit.
“Të gjithë e dimë që kur dikush e lëndon dikën fizikisht, gjykohet te vendi! Por si gjykohet dikush që t’i lëndon ndjenjat, dhimbjen e shpirtit? Si lëndimi fizik, poashtu ai shpirtëror janë krim, veç gjykimi për ato shpirtërore vjen prej Zotit, andaj kujdes”, ka shkruar aktorja.
Kujtojmë që deputetja e VV-së ditëve të fundit ka qenë e zëshme edhe në lidhje me rastin e sulmit fizik që u bë ndaj një gruaje të moshuar nga disa infermiere në Pejë.
Lidhur me rasti tragjik tashmë janë arrestuar tri infermiere e përfshira, ndaj të cilave është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. /Telegrafi/