Adelina Ismaili zbulon kohën kur do të bëhet nënë dhe gjininë e fëmijës
27/03/2017
Këngëtarja e njohur, diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, ka zbuluar në NIN të Klan Kosovës gjininë e foshnjës së saj.
Ajo ka thënë se është në pritje të një djali, terminin për lindjen e të cilit pritet t’ia caktojnë mjekët javën që vjen, njofton Klan Kosova.
"Ende nuk e kam caktuar terminin, pritet të më caktohet javën tjetër", tha këngëtarja.
Ajo më tutje ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që po pret të sjellë në jetë.
"Gjinia e fëmijës është djalë. Për mua është e çuditshme, sepse ne nuk kemi pasur vëlla dhe me të vërtetë është ndjenjë e papërshkrueshme. Ende nuk mund të adaptohem me idenë se është një djalë i vogël këtu brenda meje'', është shprehur Adelina.


