Site icon Telegrafi

Adama Traore zbulon emrat e tre lojtarëve që e pritet më mirë pas rikthimit te Barcelona

Sulmuesi anësor spanjoll, Adama Traore është i kënaqur me mënyrën se si është pritur nga Barcelona.

Ish-lojtari i dalë nga akademia e njohur La Masia iu bashkua Barçës javën e kaluar si huazim nga Wolves.

Rikthimi i tij në Camp Nou pas shtatë vitesh u prit me entuziazëm të madh dhe tashmë Traore ka folur për ambientimin.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Adama Traores pas rikthimit te Barcelona

Troare ka treguar se është pritur mirë nga bashkëlojtarët e në veçanti nga tre bashkëkombës të tij.

“Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Ansu Fati më thanë se ishin të lumtur që u ktheva”, ka thënë fillimisht Traore.

Lexo po ashtu Numri 11 i Barcës, Traore: Nëse Adama i të sotmes është i njëjti me atë të djeshmin, atëherë ishte një ditë e humbur

“Ne stërviteshim në Miniestadi dhe ishte e vështirë të kishe kontakt me ekipin e parë. Ishte mahnitëse t’i shihje herë pas here”.

“Tani jemi të gjithë në Ciutat Esportiva dhe është më e lehtë”, përfundoi sulmuesi këmbëshpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version