Site icon Telegrafi

Adama Traore i përgjigjet talljes së Lisandro Martinez për ‘palestrën’ pas fitores së Man United ndaj Fulhamit

Adama Traore i është përgjigjur talljes për ‘palestrën’ e Lisandro Martinez pas fitores së Manchester United ndaj Fulhamit të premten.

Djajtë e Kuq hapën sezonin e ri të Ligës Premier me një fitore 1-0 ndaj Fulhamit.

Joshua Zirkzee, i cili doli nga bankina në pjesën e dytë, shënoi golin e vetëm të lojës, teksa shijoi një debutim të ëndrrave për klubin pas kalimit të tij gjatë verës nga Bologna.

Djajtë e Kuq jo vetëm që siguruan të tri pikët, por gjithashtu mbajtën një portë të pastër pasi Martinez ndihmoi skuadrën e tij të bllokonte mysafirët, ku përfshihej edhe kërcënimi i Traores.

Martinez ka dueluar me Traoren, i cili kaloi mbrojtësin në minutat e parë të ndeshjes në Old Trafford, por argjentinasi i vogël fitoi duelin e mëvonshëm ndaj spanjollit.

Duke folur pas ndeshjes , Martinez u tall me anësorin muskuloz. Duke folur me Gary Neville, Jamie Carragher dhe Roy Keane, ai bëri shaka: “E dërgova në palestër!”.

Ai shtoi: “Është e vështirë të luash kundër tij dhe mësova nga situata e parë, në situatën e parë më iku, por më pas e bllokova”.

Traore që atëherë i është përgjigjur “palestrës” së Martinezit duke përdorur rrjetet sociale.

Ai ka postuar një foto të tij të shoqëruar me mbishkrimin: “Mos u shqetëso @lisandromartinezzz ne do të takohemi përsëri”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version