Site icon Telegrafi

Adam Johnson dënohet me gjashtë vjet burgim

Ish-anësori i Sunderlandit dhe përfaqësuesi i Anglisë, Adam Johnson është dënuar me gjashtë vjet burgim pasi është shpallur fajtor për marrëdhënie seksuale me të mitur.

“Ajo kishte vetëm 15 vjet kur ju filluat marrëdhënien”, ka thënë gjykatësi Jonathan Rose në Bradford Crown Curt. “Ajo ishte atraktive për ju edhe pse e dinit se ishte 15-vjeçare”.

“Mesazhet tua telefonike ishin të qarta. Ju kërkuat të takoheshit në një vend të fshehtë dhe e urdhëruat që të fshijë mesazhet”.

Johnson, i cili ka konfirmuar se do ta apelojë vendimin, raportohet se nuk ka shfaqur asnjë emocion gjatë leximit të vendimit.

Exit mobile version