Telegrafi

Acelotti pyetet rreth festës së Vini Jr, pasi sulmuesi brazilian ‘heshti’ tifozët vendas

Vinicius Jr vendosi t’u mbyllë gojën tifozëve të Real Sociedad, të cilët e shanin dhe tallnin me një festë të ftohtë ‘Shhhh’ pas golit të tij.

Ai e shndërroi penalltinë e tij klinikisht në fillim të pjesës së dytë për t’i dhënë Real Madridit në epërsi dhe më pas vuri gishtin në gojë për të heshtur dyshuesit e tij.

Vini ka kohë që kritikohet në Spanjë për festat e tij pas golave të shënuar dhe tani ka ardhur reagimi edhe nga Carlo Ancelotti.

Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti iu kërkua të jepte mendimet e tij për festën e diskutueshme të Vinit.

“Festa e Vinit? Unë nuk kam një mendim. Secili ka mendimin e vet. Preferoj ta mbaj për vete.”

Pavarësisht kritikave ndaj veprimeve të tij, Vini vazhdon fillimin e tij mbresëlënës në sezonin 2024/25 të La Ligës.

Ai tani ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist në pesë ndeshje të ligës. /Telegrafi/