Site icon Telegrafi

Abrashi: As Qeveria as BQK-ja nuk janë zmbrapsur për dinarin serb

Artan Abrashi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, deklaron se as Qeveria e Kosovës e as Banka Qendrore e Kosovës nuk janë zmbrapsur pas vendimit të kësaj të fundit e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.

Në RTV Dukagjini, Abrashi ka thënë se tashmë BQK-ja e ka publikuar planin e veprimit se di do të bëhet implementimi i Rregullores.

Ai ka shtuar se kalimi në një valutë tjetër kërkon një periudhë tranzicioni.

“Kjo rregullore ka qenë prej dhjetorit në hartim, prej janarit ka hyrë në fuqi. Sot BQK i ka publikuar në njëfarë mënyrë planin e veprimit, se dikush tha se është zmbrapsë Qeveria, as qeveria as BQK-ja nuk është zmbraps. Sot është publikuar plani i veprimit se si do të bëhet implementimi i Rregullores së BQK-së. Kjo periudhë e tranzicionit sepse nga shfrytëzimi i dinarit si mjet këmbimi në veri, kalimi në një valutë tjetër natyrisht që kërkon një periudhë të tranzicionit…”, u shpreh Abrashi.

Lexo po ashtu Kryeziu-Hyseni: ShBA-të nuk e kundërshtuan vendimin për dinarin serb

Ai e konsideron si  vendim të drejtë dhe të domosdoshëm e që sipas tij, vendimi i BQK-së ka ndihmuar që të vështirësojë që në të ardhmen të hyjnë “thasët me dinarë” në Kosovë, me anë të cilëve sipas Abrashit janë financuar aktivitetet kriminale.

Exit mobile version