Site icon Telegrafi

Abrashi beson se do të jetë kandidat i LDK-së për Prishtinën

Ministri i Infrastrukturës dhe sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka qenë i ftuar në emisionin Personale me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Abrashi ka thënë se besimi në LDK është rritur pas Marrëveshjes së Uashingtonit.

“Besimi në LDK pas Uashingtonit dhe disa punëve tjera të mira është rikthyer…Sot pjese dërmuese e elektoratit të LDK-së e dinë se ky koalicion ka qenë i drejtë. Ka pasur shumë dyshime nëse ky koalicion apo prishja e koalicionit paraprak ishte gabim. Sot po i shohim punët e mira që po i bënë kjo qeveri”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se qëllim i kësaj parti është që të drejtoj ekzekutivin në mënyrë që sipas tij të kryhen punët e mira të nisura në SHBA.

Ai ka thënë se LDK po synon që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë edhe Prishtinën.

“Edhe zgjedhjet e kaluara na është bërë e padrejtë me garën zgjedhore në Prishtinë”.

I pyetur nëse do të jetë ai përsëri kandidatë i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Abrashi nuk ka mohuar ambiciet.

“Besoj që po. Është një vendim i partisë. Do të diskutojmë për këtë temë. Ka edhe një vit kohë”, deklaroi ndër të tjera Arban Abrashi./Telegrafi/

Exit mobile version