Site icon Telegrafi

Abdixhiku tha se hapja e urës së Ibrit është propagandë dhe atak paraelektoral – Bajqinovci ia shpërndan një deklaratë kur ai e kërkonte hapjen

Çështja e hapjes së urës Ibrit ka nxitur disa replika mes deputetëve në pozitë dhe atyre në opozitë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se propaganda e pushtetit sot më shumë është e drejtuar kundër faktorit politik shqiptar, sesa ndaj Serbisë dhe projektit të saj ndarës në Urën e Ibrit, transmeton Telegrafi.

Bajqinovci ka shpërndarë një deklaratë të Abdixhikut të bërë vite më parë, ku ai kishte kërkuar hapjen e urës.

“Kur Lumir Abdixhiku kërkonte hapjen e urës së Ibrit në vitin 2016. Ndërsa sot, së bashku me lobuesen për ndarjen e Kosovës, Vlora Çitaku, po kërkon të mbahet e mbyllur kjo urë”, thotë ai.

Lexo po ashtu Abdixhiku, Kurtit: Ura e Ibrit, propagandë dhe atak paraelektoral

Ndryshe, hapjen e urës së Ibrit janë duke e kundërshtuar ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar që Qeveria të mos merr veprime të njëanshme./Telegrafi/

 

Exit mobile version