Site icon Telegrafi

Abdixhiku takon deputetin gjerman: Beyer është mbrojtës i fuqishëm i interesave të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar në Prishtinë një drekë pune me deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.

Abdixhiku vlerësoi rolin e Beyer-it si mik të palëkundur të Kosovës dhe kontribuues të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se Beyer ka qenë një mbrojtës i fuqishëm i interesave të Kosovës gjatë katër mandateve të tij në Bundestag dhe në pozicionet e ndryshme brenda CDU-së.

Gjatë takimit, Abdixhiku informoi Beyer-in për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e ardhshme më 9 shkurt, duke ndarë vizionin e tij për një Kosovë më të fuqishme ekonomikisht, me mundësi për investime, një standard më të lartë jetese dhe perspektivë të qartë drejt integrimit në komunitetin euroatlantik.

Exit mobile version