Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi Rifat Latifi dha dorëheqje nga pozita e ministrit së Shëndetësisë.
I pari i LDK-së e ka konsideruar paaftësi e papërgjegjësi që për një vit e gjysmë qeverisje të ndryshohen tre ministra në shëndetësi.
Ai ka ironizuar duke thënë se fajet për këto ndryshme mund t’i ketë qeverisja e 20 viteve të kaluara.
“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet. Fajet? 20 vjet? Paaftësi e papërgjegjësi!”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndryshe, Rifat Latifi të enjten ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
Në letrën e dorëheqjes që Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti ai ka shprehu keqardhje dhe zhgënjim.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.
Pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, deputeti i partisë Guxo, Burim Meta ka kërkuar nga kryeministri Kurti të diskutojë edhe me krerët e kësaj partie për të vendosur për ministrin e ri të Shëndetësisë.
Meta madje ka propozuar edhe emra duke thënë se Haxhi Avdyli do të mund t’ia dilte në menaxhimin e këtij dikasteri./Telegrafi/