Site icon Telegrafi

Abdixhiku anulon tenderin milionësh për ndërtimin e autostradës së Anamoravës

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka anuluar sot tenderin 110 milionësh për ndërtimin e autostradës së Anamoravës.

Marrjen e këtij vendimi e ka bërë të ditur vetë ministri Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.

Abdixhiku ka thënë qe projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan do të vazhdoj.

Postimi i plotë:

Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka anuluar tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar. Me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj; jo në këtë epokë të re qeverisëse.
Qeveria e re i siguron banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon. Është prioritet i programit tonë. Javën që vjen do t’i vizitoj punimet e deritanishme që duket se kanë mbetur prapa në kohë. Do t’i japim ritëm të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version