Site icon Telegrafi

Abazoviq i konfirmon Palmerit: Mali i Zi do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët perëndimorë

Mali i Zi mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët perëndimorë, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, në mënyrë që të krijojë një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë, tha zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq.

Ai foli me të dërguarin special të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, raporton rtcg.

Abazoviq vuri në dukje rëndësinë e mbështetjes që Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i japin Malit të Zi, në rrugën e demokratizimit dhe forcimit të institucioneve.

Ai përsëriti se qeveria e sapo zgjedhur ka një karakter të qartë pro-perëndimor dhe se ajo do të jetë një partner i besueshëm në përmbushjen e detyrimeve të saj sipas agjendës Euro-Atlantike, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi kryesor i qeverisë së re është forcimi i shtetit ligjor dhe krijimi i institucioneve të forta. Mali i Zi mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me partnerët perëndimorë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në mënyrë që të krijojë një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë”, tha Abazoviq.

Politikani shqiptar gjithashtu informoi Palmerin për kompetencat e zëvendëskryeministrit të ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe e informoi atë për planet e veprimeve prioritare të Qeverisë në fushat e përmendura.

Lexo po ashtu Abazoviq viziton komunën e Tuzit: Do ta zhdukim diskriminimin ndaj shqiptarëve

Në përgjigje të interesit të Palmer në kursin e politikës së jashtme të qeverisë së re, Abazoviq përsëriti përpjekjet e forta të qeverisë për të përmbushur të gjitha detyrat nga agjenda Euro-Atlantike, duke treguar se Mali i Zi mbetet i përkushtuar për anëtarësimin në NATO.

“Nesër, si pjesë e vizitës së tij të parë zyrtare, Kryeministri Zdravko Krivokapiq do të udhëtojë në Bruksel, ku do të vizitojë përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO, i cili do të konfirmojë më tej kursin e politikës së jashtme të Malit të Zi”, tha Abazoviq. /Telegrafi/

Exit mobile version