Site icon Telegrafi

Abazoviq: Demarkacioni s’është diskutuar, për ne punë e kryer

Dritan Abazoviq, kryeministër në detyrë i Malit të Zi, ka zhvilluar një vizitë treditore në Kosovë ku është takuar me krerët e shtetit po ashtu me liderët e partive opozitare në Kosovë.

Kreu i qeverisë malazeze është shprehur se ndihet tejet i lumtur me mikpritjen vëllazërore që i ka bërë Kosova gjatë kësaj vizite.

I pyetur për demarkacionin, Abazoviq ka deklaruar se kjo çështje për Malin e Zi është e mbyllur, por ka shtuar se nëse ka probleme sa i përket kësaj çështjeje gjerat mund të rregullohen.

Ai ka deklaruar se në takimet zyrtare që ka pasur, çështja e demarkacionit nuk është diskutuar fare.

“Për ne është punë e kryer”, tha Abazoviq, për RTK.

Kryeministri i Mali të Zi  ka folur edhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke deklaruar se Plani Evropian është një bazë e mirë për një marrëveshje finale ndërmjet dy shteteve.

Abazoviq ndër të tjera ka deklaruar se nëse problemi i Kosovës me Serbinë nuk zgjidhet sa është në pushtet Aleksandar Vuçiq, me dikë tjetër në krye të Serbisë ky proces do të vonohet shumë.

Kreu i qeverisë malazeze ka folur edhe për ndikim e Rusisë dhe Serbisë në Malin e Zi, duke deklaruar se ka ndikime të tilla por jo siç paraqitet në media.

Exit mobile version