Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka publikuar sot një kontratë të një tenderi për të cilën thotë se Qeveria e Kosovës ia dhënë në vitin 2021 kompanisë Rad, e që sipas tij është kompani e Milan Radoiçiqit.
Abazi thekson se me këtë kontratë kompanisë Rad i janë dhënë 574 mijë euro.
“Kjo kontratë është bërë më datën 13 korrik 2021 për Kompaninë Rad për 574 mijë euro që është kompani e Radojçiqit në veri të Republikës. Këtë kontratë e ka dhënë kjo qeveri dhe vërteton bashkëpunimin me Radojçiq!”, shkruan Abazi në Facebook. /Telegrafi/