Për çdo vrull dashurie ka edhe momente të zemërimit dhe grindjes. Ja disa arsye të lidhjeve të tilla, të cilat mund t’i përmirësoni, transmeton Telegrafi.
Personalitete të kundërta
Ju jeni plotësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri në këndvështrimin e jetës dhe pritshmëritë që keni nga ajo.
Egoja
Egot të mëdha mund të shkatërrojnë edhe marrëdhëniet më të lumtura brenda pak muajsh. Asnjëherë mos lejoni egot që të hyjnë në marrëdhënien tuaj, ose do të mbaroni atë para se të fillojë.
Xhelozia dhe pasiguria
Nëse njëri nga ju është i ndjeshëm ndaj fjalëve të ashpra ose ndaj sjelljes flirtuese, kjo mund të ndikojë në xhelozi dhe pasiguri, duke e kthyer dashurinë e përsosur në një urrejtje.
Pandryshueshmëria
Ju mund të kuptoni se partneri nuk pëlqen diçka që bëni dhe prapë nuk keni dëshirë të ndryshoni për t’i bërë të ndihen mirë.
Kontrolli i tepërt
Disa partnerë janë kontrollues të tepërt. Dhe, nëse nuk dëshironi ta lejoni atë t’ju kontrollojë, ju do të nxisni debate dhe argumentime.
Mungesa e maturisë
Mungesa e maturisë është një nga arsyet më të mëdha prapa marrëdhënieve të tilla. Të dy partnerët e dinë se për çka ka nevojë lidhja e tyre, por asnjëri nuk mundohet ta bëjë atë të funksionojë. Në vend të kësaj, ata bërtasin sikur fëmijë. /Telegrafi/