Site icon Telegrafi

A mund ta shfrytëzojnë edhe ajo edhe ai të njëjtin dezodorans?

Përgatiti: Valbona Duga

AJO

Pikëzat e shqetësimit

Femrat, në rend të parë, djersiten për shkak të presionit emocional. Brengosja, shqetësimi, stresi, por edhe frika, entuziazmi, ngazëllimi në organizmin e femrës ndikojnë në djersitje më shumë seç ndikojnë ditët më të nxehta verore.
Zonat kritike të djersitjes te femrat janë: shpina, gilcat, duart dhe gjoksi. Në këto rajone gjendet numri më i madh i gjëndrave të djersitjes të cilat janë pikërisht fajtorët kryesorë për aromën e pakëndshme të trupit, gjë që femrën e sjell në një pozitë të palakmueshme.

Si duhet përballur me djersitjen?

Për të parandaluar djersitjen e shtuar, irritimin dhe aromën e pakëndshme, femra duhet të shfrytëzojë dezodoranse që kanë bazë të kripërave të zirkonit dhe aluminiumit. Pikërisht këta përbërës veprojnë në gjëndrat e djersitjes, të provokuara nga impulset nervore dhe nga hormonet e femrës.

Çfarë dezodoransi duhet zgjedhur?

Provojini ata që kanë bazë natyrore, mirëpo do të jenë të mirë edhe ata me bazë hidrante apo, megjithatë, ata hipoalergjikë.

AI

Le të marrë frymë lëkura

Meshkujt djersiten shumë më tepër se femrat, sepse trupi i tyre ka më tepër gjëndra të djersitjes. Mirëpo, djersitja e tyre ka kryesisht një qëllim krejtësisht tjetër fiziologjik (shkaktarët emocionalë të djersitjes te meshkujt janë të parëndësishëm) – djersitja shërben për qitjen e toksineve nga trupi, pastaj për rregullimin e temperaturës së trupit.
Zonat kritike të djersitjes janë: shpina, torzoja, ku gjendet numri më i madh i gjëndrave të djersitjes. Puna e tyre, temperaturat e larta verore dhe aktivitetet sportive janë një kombinim efektiv për ambientin e gjerë.

Si duhet përballur me djersitjen?

Dermatologët këshillojnë përdorimin e dezodoranseve, të cilat kanë përbërës në bazë të kloridit të aluminiumit. Efekti i tyre në lëkurë krijon një shtresë të hollë, mirëpo mundëson që lëkura të marrë frymë lirisht, ndërkaq i zhduk vetëm aromat e pakëndshme.

Çfarë dezodoransi duhet zgjdhur?

Problemin e djersitjes besojani dezodoranseve që nuk përmbajnë alkool, sepse ata që kanë alkool, e që përdoren për çdo ditë, mund të shkaktojnë skuqje dhe kryerje të lëkurës. Do t’ju ndihmojnë shumë gjithsesi dezodoranset antibekteriale, të cilat gjatë mbajnë freskinë e trupit.

PO

* vajrat esenciale në qoftë se keni lëkurë tejet të ndjeshme. Ekstraktet e rozmarinës, livandës dhe të limonit rëndom janë përbërës të dezodoranseve, andaj mund t’i shfrytëzoni në formë vaji.

JO

* ushqimi me erëza në qoftë se djersiteni shumë. Ushqimi pikant tendos enët e gjakut dhe ngadalëson ndryshimin normal të materieve.
* prodhimet që përdoren pas rrojës në formë kremrash dhe pudrash rreptësishtë ndalohen, sepse mbyllin poret dhe vetëm e keqësojnë gjendjen.

Exit mobile version