Site icon Telegrafi

“70 për qind e makinave zjarrfikëse në Maqedoni janë të shekullit të kaluar”

Qendra për komunikime me qytetarët ka publikuar bazën e të dhënave për makinat zjarrfikëse të të gjitha 30 njësive rajonale në vend.

Baza e të dhënave zbulon se Njësitë zjarrfikëse komunale disponojnë me vetëm 220 makina zjarrfikëse. Ndërsa vjetërsia mesatare e këtyre makinave është 27 vite, madje 154 prej tyre (70 për qind) janë makina të prodhuara në shekullin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për krahasim, ministria dhe komunat, sipas të dhënave të publikuara, kanë në dispozicion 2645 makina zjarrfikëse, që do të thotë se në çdo të 12 makinë udhëtarësh, vjen një makinë zjarrfikëse. Përkundër 27 viteve të makinave zjarrfikëse, vjetërsia tek makinat e udhëtarëve është 12.5 vite.

Ndryshe, kjo bazë e të dhënave është pjesë e dhjetë hulumtimeve dhe bazës së të dhënave për harxhimin e parave publike që realizohet në kuadër të projektit “Harxhim publik për të mirë publik”, në mbështetje të USAID-it./Telegrafi/

Exit mobile version