Triumf tejet e i lartë i Trepçës ndaj Boresë (136-70) në xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Vendasit e filluan fuqishëm sfidën duke shënuar 30 pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (43:13).
Dominimi i nikoqirëve vazhdoi edhe në fraksionin e dytë (30:14) duke shkuar në pushim me epërsi shumë të lartë.
Edhe pas kthimit nga pushimi, ‘Minatorët’ ishin të pandalshëm dhe e kishin në dorë fitoren (30:18).
Edhe dhjetëminutëshi i fundit i takoi skuadrës vendase (33:25) duke bërë që rezultati final (136-70) të ishte me epërsi shumë të lartë.
Kjo ishte fitorja e gjashtë e Trepçës këtë sezon, ndërsa numëron edhe po aq humbje dhe aktualisht pozicionohet në vend të tretë.
Për Borenë, kjo ishte humbja e nëntë sezonale, ndërsa ka regjistruar vetëm tri fitore deri më tani.
Vlen të theksohet se Trepça është bërë skuadra e parë që ka kaluar 1.000 pikë këtë edicion në Superligë. /Telegrafi/