Site icon Telegrafi

55 vjeçari që u dogj në veturë ishte ushtar i UÇK-së, Zafir Berisha: S’e meritove të largohesh kështu

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sot në Prizren, pasi që i njëjti ndodhej brenda veturës e cila u përfshi nga flakët.

Policia ka njoftuar se dyshohet që viktima Sh.K ka bërë vetëvrasje.

Ndërkaq në media është bërë i ditur identiteti i tij, për të cilin është thënë se bëhet fjalë për Shefqet Krasniqi.

Për të njëjtin ka shkruar edhe zyrtari i Nismës, Zafir Berisha.

Lexo po ashtu E rëndë, një 55 vjeçar digjet brenda veturës në Prizren - dyshohet për vetëvrasje

Berisha ka bërë të ditur se viktima kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Prehu në paqe Shefqet Krasniqi. Tronditëse është lajmi për vdekjen tënde o njeri i mirë. Ishe shembull në këtë botë, si prind, si shok, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës,, nuk e ke meritu të largohesh nga kjo botë kështu dhe në këtë kohë!”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version