Site icon Telegrafi

50-vjeçari dyshohet se vrau partneren shqiptare në Itali

Një piktor 50-vjeçar italian, Oreste Raponi, dyshohet se ka vrarë partneren e tij shqiptare pas një debati, shkruajnë mediat italiane.

50-vjeçari dyshohet se i ka shkaktuar disa plagë me thikë partneres, të cilat kanë qenë fatale për shqiptaren identiteti i së cilës nuk dihet ende.

Debati i çiftit u përshkallëzua pak pas orës 3 të mëngjesit të së hënës. Vrasësi me siguri ka humbur mendjen nën efektin e alkoolit.

Vrasja ndodhi në via Baisi, në zonën Colle Campagiorni, në zemër të qendrës historike. /Telegrafi/

Exit mobile version