Site icon Telegrafi

5 projektet e propozuara nga qytetarët e Komunës së Rahovecit gjatë nismës “Ec për qytetin”

Qytetarët e Komunës së Rahovecit, gjate mbledhjes që është zhvilluar në kuadër të projektit “Buxhetimi me Pjesëmarje”, nismë kjo që është zhvilluar për herë të parë në këtë komunë, kanë pasur mundësinë që të propozojne idetë e tyre e që më pas njëri nga këto projekte do të financohet nga buxheti komunal.

Nën moton “Ec për qytetin” ku qytetarët e Komunës së Rahovecit, morën pjesë, janë propozuar disa ide, ku 5 prej ktyre propozime janë përzgjedhur si ide që do të shkojnë në votim.

Propozimet e përzgjedhura janë këto :

  1. Ndriçimi publik në rrugën mbrapa KEDS-it
  2. Rregullimi i kopshtit te ShML “Xhelal Hajda – Toni”
  3. Projekti inovativ i turizmit në hyrje – daljet e Rahovecit, me simbole të rrushit në formë të obeliskut
  4. Projekti turistik “Rahoveci në miniaturë – vepër arti”
  5. Projekti “Klasa verore” në njërën prej shkollave të Rahovecit

Votimi për projektin fitues i cili do të financohet nga Komuna e Rahovecit, do të bëhet me datë 7 gusht 2024, më fillim nga ora 17:00 në parkun e qytetit të Rahovecit./Telegrafi/

Exit mobile version