Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar të mërkurën se 41 nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë certifikuar suksesshëm si liderë luftarakë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Ai ka bërë të ditur se programi mësimor i Kursit të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre. Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!”, ka shkruar Mehaj në Facebook. /Telegrafi/